Tirana do të vijë me fytyrë tjetër sezonin e ardhshëm. Klubi 25 herë kampion i Shqipërisë ka publikuar ditën e sotme stemën e re, që do vendoset nga sezoni i ardhshëm në fanellat e lojtarëve.
Nuk ka ndonjë ndryshim drastik, thjesht një rinovim i strukturuar i të shkuarës dhe ndërrim vendesh me blusë dhe të bardhës në stëmën e re, që me shumë bëhet me qëllim që të duket më shumë në fanellë, pasi Tirana është përqendruar më shumë te e bardha në fanella.
NJOFTIMI I KLUBIT – Me përfundimin e këtij sezoni, përgjatë së cilit KF Tirana u identifikua me logon e 100 vjetorit të saj, tashmë me hyrjen e sezonit të ri 2021-2022, klubi prezanton logon e re që do ta identifikojë në vitet e ardhshme.
Duke i qëndruar besnik autenticitetit të saj dhe detajeve personifikuese, kjo logo do të mbahet e stampuar në fanellat dhe zemrat bardheblu. /abcnews.al