FOTO/ Fifi vijon koncertin në shi, Adis Patushi emocionon me fjalët për të: Ndihem krenar për ty

schedule11:26 - 15 Gusht, 2022

schedule 11:26 - 15 Gusht, 2022

Fifi është padyshim një ndër personazhet më të pëlqyer shqiptar. Këngëtarja, e cila vlerësohet si më të mirat e estradës shqiptare, ka qenë mjaft e komentuar për pjesëmarrjen në “Big Brother VIP” por dhe për romancën që krijoi me Adis Patushin, me të cilin duket mjaft e lumtur.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja ka treguar edhe njëherë se muzika është gjithçka për të. Atë nuk e kanë ndalur as reshjet e dendura të shiut për të dalë para fansave të saj në Shkup. Ky veprim është vlerësuar nga të gjithë, sidomos nga partneri i saj.

“E dashuroj muzikën akoma ma shumë kur këndoj për njerëzit që ma duan muzikën”, ka shkruar Fifi. Adisi ka publikuar një foto nga performanca në shi ndërsa ka shkruar se është krenar për të. Kujtojmë që Adisi dhe Fifi u njohën pas daljes së kësaj të fundit nga shtëpia e famshme.

Publikohet fotoja që po shpërndahet me shpejtësi/ Fifi