Ish-kryeministri Fatos Nano është shfaqur për herë të parë në publik pas problemeve të rënda shëndetësore. Ka qenë mjeku okulist, Pajtim Lutaj që ka publikuar dy foto me ish-kryeministrin.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqipëtareve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë.”, ka shkruar mjeku krahas postimit.
Kujtojmë që vitin e kaluar, Nano kaloi disa ditë i intubuar në spital për shkak të një problemi pulmonar që i vështirësonte frymëmarrjen.
/abcnews.al