Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo poston herë pas here foto jo vetëm nga puna në studion e saj fotografike, por edhe nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Rezarta ka treguar se bashkëshorti i saj, Ermali dhe vajza e tyre, Hera kanë bërë një gabim.
Për t’i kërkuar falje mami Rezit, ata e kanë surprizuar me një letër.
“Më fal mami, të dua”, shkruan Hera, ndërsa Ermali ka shkruar: “Më fal edhe mua (babi)”
“Kur dy bebat e mi bëjnë gabime. Të dua Ermal Hoxha”, shkruan Rezarta krah postimit. l.k/abcnews.al