Aktori i humorit dhe kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai u bë baba për herë të dytë muajin e kaluar. E shoqja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë E’dua.

Së fundmi, Erioni ka dalë xhiro me bashkëshorten dhe dy vajzat. Ai ka publikuar në Instagram një foto ku bashkëshortja shfaqet me karrocë teksa vogëlushja Ajër e mban përdore.
Me foton pranë tre vajzave më të rëndësishme në jetën e tij, Erion Isai ka zgjedhur të urojë të gjitha vajzat.
“Gëzuar ditën botërore të vajzave. Krijimi më i bukur i Perëndisë”, ka shkruar Erioni. l.k/abcnews.al


