FOTO-EMRI/ Ishte shpallur i zhdukur prej dy shtatorit, gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Itali

schedule18:33 - 4 Shtator, 2022

schedule 18:33 - 4 Shtator, 2022

Ishte shpallur prej dy ditësh i zhdukur nga familjarët e tij, ndërsa sot biznesmeni shqiptar Fatmir Ara 43-vjeç, është gjetur i vdekur në fshatin San Carlo Cavanese afër Torinos.

Sipas mediave italiane 43-vjeçari shqiptar  është i qëlluar me armë dhe është gjetur në tokë pa hapa larg një karroce të parkuar përgjatë një rrugice të vogël.

Ndërkohë ditën e djeshme karabinierët e kompanisë Venaria, gjatë kërkimeve e gjetën atë në një fushë të San Carlo Canavese, në fshat. Sakaq  hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!