Pak muaj më parë, Elvana Gjata publikoi albumin e saj më të ri “Çelu” dhe sot ajo ka zgjedhur t’ia dhuroi dy personave shumë special.
Bëhet fjalë për Anita dhe Ramush Haradinaj, të cilëve këngëtarja i ka shkuar për vizitë dhe i ka surprizuar pa masë.
“Elvana Gjata na nderoi duke na e dhuruar nje album me plot dashuri qe vetem ajo di te krijoi!! Faleminderit per cdo emocion, cdo dashuri dhe plot sentiment ne secilin varg te seciles kenge”, ka shkruar Anita krahas fotove me Elvanën në Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë se para disa ditësh, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në kabinetin e saj këngëtaren dhe të dyja bashkë biseduan për artin, të ardhmen e vendit dhe shpresën për ditë më të bukura për shqiptarët./abcnews.al
View this post on Instagram