FOTO/ Elvana Gjata merr lule nga mashkulli i jetës: Më të bukurat m’i jep ti

schedule09:50 - 2 Nëntor, 2020

schedule 09:50 - 2 Nëntor, 2020

Këngëtarja Elvana Gjata, ndonëse nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, ditën e sotme ka treguar se po kalon kohë me njerëzit më të dashur.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka publikuar një foto teksa babi i saj i dhuron disa lule shumë të bukura.

Sipas këngëtares, e veçanta e tyre është se lulet duken të këputura në natyrë posaçërisht për Elvanën.

“Vajza e babait. Lulet më të bukura mi jep ti”, shkruan Elvana. l.k/abcnews.al