Aktorja e humorit, Eliona Pitarka do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë. Ajo është në pritje të një vajze dhe gjatë kësaj kohe është treguar shumë aktive në rrjete sociale me foto e video.
Mirëpo fansat kanë qenë kuriozë mbi partnerin e Elionës, e cila vetëm sot ka publikuar foton e parë me djalin që i ka vjedhur zemrën.
Eliona shfaqet duke pozuar e buzëqeshur, me barkun e rrumbullakosur dhe me duart e kapura me partnerin, i cili i dhuron një puthje në kokë.
“Fluturat që ai më shkaktonte, u kthyen në këmbë të vockla”, ka shkruar aktorja krah fotos./abcnews.al