FOTO/ E “zhduku” nga Instagrami, Bora Zemani mban ende disa kujtime me Donaldin

schedule16:42 - 26 Janar, 2022

schedule 16:42 - 26 Janar, 2022

Pasi Donaldi konfirmoi pëlqimin për Beatrix, nuk vonoi shumë dhe Bora vendosi t’i zhdukë nga rrjetet sociale. Ajo hoqi dyshen nga folloë në Instagram pak para Vitit të Ri, si për të treguar se e ka lënë pas të shkuarën. Ndonëse gjërat mes tyre kanë marrë fund, shpeshherë fansat vënë në pah detaje që i lidhin bashkë.

Pas byzylykut të njëjtë që mbajnë, fansat kanë vënë re një tjetër detaj. Bora ruan në rubrikën “Highlight” në Instagram disa fotografi të ndryshme bashkë me vëllezërit binjakë. “3shat”, ka shkruar ajo krahas imazheve tës shumta duke iu referuar emisionit që bënin më parë në televizionin Vizion +.

 

 

Kujtojmë që Donaldi ndodhet ende brenda shtëpisë së Big Brother dhe është përzgjedhur mbrëmë si ndër të preferuarit e publikut për të shkuar në finale. Ndërsa Beatrix doli një javë më parë pasi u eliminua kur ishte në televotim me Donaldin dhe Einxhel.

/abcnews.al