Në marshimin e qeverisë “Rama 3” nuk kishte si të mos vihej re look-u i 12 ministreve gra që dominojnë në këtë mandat të tretë të kryeministrit Rama.
Ngjyra që kishin përzgjedhur shumica prej tyre ishte e zeza e kombinuar edhe me veshjen e ministrave dhe vetë kryeministrit, e thyer me këmishë me ngjyra.
Ndërsa ministret e reja, kishin zgjedhur kostume me ngjyra për këtë ditë të veçantë e cila konsiderohet edhe dita e parë e punës si ministre për ndoshta katër vitet e ardhshme.
Bora Muzhaqi, ministrja për Rininë dhe fëmijët kishte zgjedhur një kostum të bardhë, Frida Krifca ministrja e Bujqësisë dominoi me të kuqe, ndërsa Delina Brahimaj në krye të dikasterit të Ekonomisë kishte zgjedhur ngjyrën blu. m.v/abcnews.al