FOTO/ E zbulon mamaja e Beatrixës: Kjo ishte parashuta që u ndalua të hynte në shtëpi

schedule19:32 - 10 Janar, 2022

schedule 19:32 - 10 Janar, 2022

Mamaja e këngëtares, Beatrix Ramosaj, Antigone, ka akuzuar produksionin se ka ndaluar një surprizë për çiftin. Ajo ka postuar në Instastory një foto, ku shihet një parashutë për çiftin Donald dhe Beatrix, duke theksuar se kjo është parashuta e dytë që nuk lejohet të fluturojë mbi shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Ju duam fansat nga Suedia, Donald & Beatrix” , është shkruar në dedikim, ndërsa te Story thuhet se është parashuta e dytë që ndalohet për çiftin.

Kujtojmë që dje në shtëpi kaloi dhe një parashutë kushtuar Donaldit, që përmbante datën 9 Janar, ditëlindjen e ish-partneres Bora Zemanit. Mamasë së Beatrix nuk i erdhi aspak mirë për këtë fakt.

Ajo ka postuar një video të Beatrix në llogarinë e saj të “Instagram”, ku shkruhet “Shpirti bardhë Triksa”.

Në mbishkrimin e videos, Antigone shkruan:

“-Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë… Trixa dhe fansat e Trixës Ju dua”./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antigone Ramosaj (@antigoneramosaj)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!