Ronela Hajati ka udhëtuar drejt Italisë për t’u përgatitur për Eurovision 2022. Ronela do të hapë gjysmëfinalen e parë me këngën e saj Sekret, ndaj është e para që ka nisur provat në Torino. Organizatorët e festivalit kanë ndarë imazhet e para nga performanca e saj.
Ronela duket e mahnitshme me bikini të zeza dhe me pjesë tyli te këmbët. Ndërsa veshjen e ka kombinuar me një palë çizme të zeza, Ronela shfaqet me flokë rozë. Katër kërcimtarë meshkujt gjysmë të zhveshur dhe Klaudia Pepa interpretojnë krah saj.
Duket se Ronela do të bëjë një hapje të shkëlqyer më 10 Maj. Gjatë intervistave që ka dhënë, Ronela ka premtuar se do të dhurojë një performancë që do të mbahet mend gjatë.
@eurovision The Sekret’s out! Check out this exclusive look at @Ronela Hajati’s first rehearsal on the #Eurovision stage! ??? #Eurovision2022 #tiktokeurovision ♬ original sound – Eurovision