FOTO/ “E pushtojnë” fansat, David Beckham “arratiset” duke kapërcyer gardhin dhe shkurret

schedule09:24 - 11 Janar, 2023

schedule 09:24 - 11 Janar, 2023

David Beckham ka bërë një arratisje të çuditshme pasi pa djalin e tij Romeo të debutonte me Brentford

Djali i mesëm i David Beckham firmosi një kontratë huazimi me klubin anglez javën e kaluar. 20-vjeçari Romeo bëri debutimin e tij ndaj Eirth & Belverde, të cilët luajnë në ligën e nëntë të futbollit. Ish-ylli anglez, David Beckham, u përball me shiun e rrëmbyeshëm për të parë djalin e tij të hynte si zëvendësues në pjesën e dytë në ndeshjen e Kupës së Senioreve të Londrës, i veshur me një xhaketë si mushama për të përballuar shiun.

Beckham me sa duket nuk ishte i përgatitur të merrej me kërkesat e pafundme për foto dhe shtrëngime duarsh nga fansat e tij.

Kështu, Beckham u ngjit nga tribuna për të dalë jashtë stadiumit dhe më pas kaloi me shpejtësi sipër një gardhi për t’u larguar nga “Park Vieë Road”. Beckham nuk e kishte planifikuar kështu daljen e tij, i cili u ndoq nga më shumë se 550 tifozë. Pasi u ngjit nga tribuna, ai vendosi kapuçin e tij dhe hypi mbi një gardh druri dhe më pas kaloi nëpër disa shkurre me gjëmba për të shpëtuar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!