Ky është Xhemal Loka, bashkëshorti i 41 vjeçares Bedri Loka që vrau veten duke pirë fotoksinë në Durrës. Sipas policisë, 45 vjeçari kishte dhunuar psikologjikisht vazhdimisht bashkëshorten e tij dhe pas kthimit nga Greqia, e ka kërcënuar se do ta vriste me thikë në sy të njërit prej fëmijëve.
Për këtë rast, 41 vjeçarja nuk ka bërë kallëzim. Policia thotë se në banesë atij i janë gjetur 1 automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe municion luftarak. Gjithashtu, specialistët për hetimin e krimeve kanë sekuestruar celularin e 45 vjeçarit që kishte fshehur duke mos bashkëpunuar me policinë.
Ky celular, bashkë me celularin e së ndjerës, janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes./abcnews.al