Moderatorja shumë e dashur për publikun, Bora Zemani është infektuar me koronavirus. Ajo është karantinuar në shtëpi dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor.
“Faleminderit per gjithe urimet tuaja!
Po jetojme ne kohe te veshtire, kohe pandemie! Si nje “frikacake” jam ruajtur gjithe vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpetova dot. Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt”, njoftoi moderatorja.
Ndërkohë ditën e sotme, Bora ka publikuar një foto nga ballkoni i shtëpisë. Ajo shihet pa make-up dhe në gjendje të lodhur nga Covid-19.
‘Për ajërosje në ballkon’, ka shkruar moderatorja krahas fotos, ku shfaqet ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë./abcnews.al