FOTO/ E bërë shoshë nga plumbat, kjo është makina në të cilën u ekzekutua 28 vjeçari Klajdi Prendi

schedule07:30 - 19 Nëntor, 2024

schedule 07:30 - 19 Nëntor, 2024

Kjo është makina në të cilën ndodhej Klajdi Prendi, 28 vjeçari i cili u vra me armë zjarri pak pas mesnatës në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Sipas informacioneve, i riu sapo kishte dalë nga një lokal për të hyrë në makinën e tij, G Class ngjyrë gri, e cila është mbushur plot me vrima plumbash.

Dyshohet se 28 vjeçari është qëlluar me silenciator. Një makinë e djegur është gjetur në Farkë që sipas policisë, është përdorur në atentatin ndaj Prendit. Sakaq, disa persona që ndodheshin në disa lokale në zonë në momentin e ngjarjes janë shoqëruar në polici./abcnews.al