Mund të konsiderohet si një prej përballjeve më të rëndësishme, në historinë e futbollit tonë, me “Legjionarët” e Kombëtares, të cilët që prej orës 21:00 do të ndeshen, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në 1/16-at e një Kampionati Evropian.
Pavarësisht se sfida fillon në mbrëmje, në Dyseldorf ka nisur festa e tifozëve shqiptarë, ku ashtu si në përballjet e para të Evropianit të Gjermanisë, ndaj Italisë e Kroacisë, “kuqezinjtë” ia kanë marrë valles e këngës.
Siç shihet edhe në fotot festa ka nisur e “zjarrtë” në rrugët e qytetit dhe kësaj here është disi më e veçantë, pasi janë bashkuar edhe disa tifozë spanjollë, të cilët nuk kanë ngurruar aspak t’i bashkohen “kuqezinjve”, duke dhuruar spektakël para fillimit të sfidës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET: