FOTO/ Dy skuadrat e Superiores me autobusë të rinj

schedule09:28 - 16 Tetor, 2021

schedule 09:28 - 16 Tetor, 2021

Dy skuadrat e kategorisë superiore kanë prezantuar autobuzat e rinj që vihen në shërbim të ekipeve. Tirana dhe Kukësi kanë personalizuar autobusët me simbolet e skuadrave.

Drejtori Teknik i Tiranës, Tefik Osmani, ka qenë i pari që prezantoi për tifozët autobusin e ri të skuadrës “Bardheblu”, nuk mungoi edhe postimi në  rrjetet sociale edhe nga ana e klubit.

Në foto shikohet autobuzi i parkuar në stadiumin “Selman Stërmasi”, që do të përdoret nga ekipi i Tiranës që në ndeshjen e radhës atë kundër Teutës në transfertë ditën e diel, ora 19:45, përballje që luhet në “Elbasan Arena”.

Autobusi i Tiranës ka të dizenjuar simbolet e kryeqytetit dhe stemën e klubit të Tiranës.

Gjithashtu në rrjetet zyrtare të klubit të Kukësit është bërë publik autobusi i skuadrës verilindore. Një autobus i ri i cili do vihet në shërbim të ekipit së shpejti.

Autobusi ka të dizenjuar stemën e skuadrës së Kukësit. Nga fotot e publikuar shikohet se autobuzi është gati në pritje edhe te inagurimit të stadiumit, i cili ndodhet në fazën e fundit të punimeve. Stadiumi i Kukësit është gati në përfundim dhe brenda tetorit pritet edhe inagurimi i tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!