Foto: Dy lojtarët e Dinamos luten në Kishën e Laçit para derbit me Partizanin

schedule17:20 - 23 Shkurt, 2022

schedule 17:20 - 23 Shkurt, 2022

Dinamo do të luajë derbin ndaj Partizanit ditën e premten në “Elbasan Arena”, ora 19:45, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Abissnet Superiores. Një sfidë që është shumë e rëndëshime kjo për blutë e Bledar Devollit të cilët po vuajnë nga marrja e rezultateve pozitive.

Blutë e kryeqytetit janë futur në krizë rezultatesh, ndërsa tanimë rrezikojnë edhe mbijetesën, teksa ndodhen vetëm 3 pikë larg vendit të fundit në tabelën e klasifikimit.

Të gjendur në vështirësi për të marrë rezultate, dy lojtarët e “Nëndetëses Blu” janë drejtuar nga fati. Indrit Prodani dhe Patrik Bardhi kanë bërë postim në rrjetet e tyre sociale teksa shfaqen në Kishën e Laçit.

Disa ditë para sfidës, dy futbollistët e 18-herë kampionëve të Shqipërisë luten dhe kërkojnë fatin përmes kulteve fetare për t’iu sjellë fat në ndeshjen e radhës pikërisht në derbi ndaj Partizanit, një fitore që do të shëronte “plagë” të mëdha.

/f.a/abcnews.al