FOTO/ Doli në luftë me kallashnikov, Miss Ukraina tërheq vëmendje, reagon Rama

schedule16:41 - 1 Mars, 2022

schedule 16:41 - 1 Mars, 2022

Sot është dita e gjashtë që Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe duket se në luftë nuk ka munguar as gjinia femërore.

Kanë dalë për të mbrojtur vendin e tyre në mënyrë vullnetare plot 30 mijë vajza dhe gra. Mes tyre, janë edhe personazhe të famshëm, siç është Miss Ukraian, Anastasiia Lenna, e cila ka ndarë në Instagram një foto, ku shfaqet e veshur me rroba ushtarake dhe armë në duar.

Këtë foto, pak më parë, e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama në profilin e tij në “Facebook”, krahas së cilës ka shkruar: “Deri dje ishte thjesht Miss Ukraina”.

Mesa duket guximi i vajzës së famshme i ka bërë përshtypje dhe kryeministrit tonë, i cili herë pas here ka reaguar në mbështetje të Ukrainës./abcnews.al