Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Dojna Mema ka vetëm pak muaj që është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Nolan Sol.
Që nga ai moment, bukuroshja i është përkushtuar edhe më shumë jetës familjare. Këtë nuk nguron ta tregojë herë pas here përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.
Së fundmi, Dojna ka zbuluar edhe darkën e saj, në të cilën ka gatuar makarona me salcë dhe mish të grirë.
“E vetmja gjë që di të gatuaj, por pa modesti e qaj”, ka shkruar ajo me humor përmbi foton në Instastory, duke lënë të kuptohet se këtë pjatë e ka specialitet të saj.
Kujtojmë që Dojna pak kohë më parë zbuloi se do të rikthehet në televizion shumë shpejt, por pa treguar detaje se për çfarë bëhet fjalë./abcnews.al