FOTO/ Djali feston ditëlindjen e parë, Almeda i bën urimin e ëmbël

schedule16:19 - 5 Maj, 2020

schedule 16:19 - 5 Maj, 2020

Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan u bënë prindër një vit më parë. Sot është një moment i veçantë për çiftin, pasi i biri i tyre Efehan feston ditëlindjen e tij të parë.

Mes urimeve të shumta që vogëlushi ka marrë, nuk kishte si të mungonte ai i mami Almedës. “1 muaj në këtë foto, 1 vit tani. Zemra ime është 1 vit tani. 05.05.2019”, shkruan Almeda në Instagram.

Vazhdimisht modelja ka publikuar momente të veçanta në rrjetet sociale me të birin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!