FOTO/ Deputetët heqin veshjet klasike, zgjedhin lulet dhe ngjyrat e ndezura në Kuvend

schedule18:33 - 27 Korrik, 2020

schedule 18:33 - 27 Korrik, 2020

Si asnjëherë tjetër në këtë sesion parlamentar, në javën e fundit të punimeve të Kuvendit ku do të mbahen edhe dy seanca të tjera, deputetët kanë vendosur të vijnë me veshje me ngjyra.

Në sy ra deputetja Elda Hoti e cila kishte veshur një kostum me ngjyrë portokalli paska të ndezur.

Deputetët tashmë duket se janë lodhur nga ngjyrat klasike, pasi pjesa më e madhe ka zgjedhur veshje më trendy dhe më pranë stinës ku jemi.

Ata do të mblidhen edhe dy herë të tjera brenda kësaj jave, për t’i dhënë fund seancave plenare më 30 korrik, ku kryeministri Edi Rama është zotuar për hapjen e listave./abcnews.al