FOTO/ Del dokumenti, kështu iu ndalua hyrja në Shqipëri ekstremistit grek Babis Karathano

schedule09:08 - 26 Tetor, 2019

schedule 09:08 - 26 Tetor, 2019

Policia shqiptare i ka ndaluar hyrjen në vend disa ekstremistëve grekë për shkak të rrezikshmërisë së tyre.

Mes të ndaluarëve është edhe Babis Karathano, një ekstremist i akuzuar nga autoritetet shqiptare për masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994.

Karathanos iu ndalua hyrja në Shqipëri në momentin kur ai po tentonte të merrte pjesë në përvjetorin e eliminimit të ekstremistit tjetër grek, Kostas Katsifas, i cili për gjysmë ditë qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare në tetorin e vitit të shkuar.

Sëfundmi është zbuluar edhe dokumenti që i ndalon Karathanos hyrjen në Shqipëri. /abcnews.al