Mbreti Karl III vizitoi kishën në daljen e tij të parë publike pas operacionit. Monarku përshëndeti kamerat ndërsa po shkonte në shërbimin e së dielës me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, në kishën e Shën Marisë Magdalene në Sandringham.
NEW: The King and Queen attended Church at St Mary Magdalene on the Sandringham Estate earlier this morning.
(? PA) pic.twitter.com/1diTAthk4g
— Royal Circular (@Royal_Circular) February 4, 2024
Kujtojmë se Mbreti Karl kaloi tre netë në spitalin privat të Londrës Clinic pasi iu nënshtrua një operacioni për trajtimin e një prostate të zmadhuar javën e kaluar.
Në të njëjtin spital u shtrua edhe princesha e Uellsit e cila i është nënshtruar një operacioni abdominal.
Ajo qëndroi 13 ditë e shtruar në spital.
/abcnews.al