Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga operacioni i sekuestrimit së rreth 1.1 ton kanabis në Tainaro pranë Peloponezit. Gomonia u pikas nga roja bregdetare, të cilët iu vunë pas duke e kapur.
Tentativat për të shpëtuar ishin zero në momentin që u rrethuan duke i detyruar skafistët që të dorëzoheshin.
Mediat greke thonë se drogë vinte nga Shqipëria, ndërsa është kapur edhe skafisti, bashkë me dy persona të tjerë duke e çuar në tre numrin në total.
Nëse do të përfundonte në treg vlera e drogës do të arrinte në rreth 2 mln euro./ db/Abcnews.al