Të gjithë flasin për Manchester Cityn dhe PSG për paratë e shumta marrë prej sheikëve, por një tjetër klub që merr para pafund nga pronari është Chelsea.
Manjati rus, Roman Abramovich, nuk heziton në asnjë moment të derdhë para për hobin e tij të preferuar Chelsea. Verën e shkuar në Londër erdhën yje si Havertz, Werner e Ziyech, teksa edhe në merkaton e ardhshme do ketë lëvizje.
Abramovich së fundmi ka investuar edhe në një tjetër drejtim. Sapo ka përfunduar prodhimi i një prej jahteve më modernë në botë, i quajtur nga mandati me emrin Solaris. Anija e luksit është 140 metra e gjatë dhe ka kushtuar 50 milionë euro.
Ky është megajahti i pestë që zotëron biznesmeni. Eklipsi, 162 metra është i dyti më i gjatë në planet. Ai u ndërtua në vitin 2010 dhe bëri bujë të madhe. Pasuria e Abramovich vlerësohet rreth 15,000 milion euro, sipas Forbes. /abcnews.al