Vetëm pas sekonda pas përfundimit të takimit mes Vllaznisë dhe Kukësit, i mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të ekipit shkodran, te Tirana ka nisur festa. Me të drejtë, pasi Tirana është ekipi kampion i Shqipërisë.
Pas 11 vitesh, bardheblutë rikthehen te titulli kampion, i 25-ti në historinë e klubit. Menjëherë pas vërshëllimës finale në Shkodër, Tirana ka postuar në Facebook një foto.
Një foto ku shkruhet “Champ100ns”, referuar edhe faktit që bardheblutë janë kampionë, edhe 100 vjetorin e klubit. Aq shpejt sa u postua foto, te Tirana e kanë pasur gati, me të drejtë, pasi prej shumë javësh kanë qenë në krye dhe vetëm matematika nuk i lejonte të festonte./abcnews.al