Diva e muzikës, Jennifer Lopez duket se s’po kalon momente të mira. Ajo është fotografuar tejet e nervozuar dhe me sytë e përlotur. Mediat në mbarë botën po shkruajnë për një krisje në marrëdhënien e çiftit pas publikimit të fotove.
Lopez dukej e mërzitur me të fejuarin e saj Alex Rodriguez ndërsa arritën në një palestër të Ëest Hollyëood të shtunën. “The Sun” shkruan se të dy qendruan në makinë ndërsa përpiqeshin të sqaroheshin përpara se të hynin në ndërtesë. Këngëtarja 50-vjeçare, e ulur në vendin e pasagjerit, e vështronte e mërzitur të fejuarin që përpiqej ti shpjegonte diçka duke treguar edhe telefonin.
Pas stërvitjes këngëtarja u fotografua sërish e mërzitur teksa dilte nga palestra me syze dhe e nervozuar./abcnews.al