FOTO| Çfarë po bënte kryeministri kur stadiumi brohoriste “Rama ik”?

schedule07:26 - 18 Nëntor, 2019

schedule 07:26 - 18 Nëntor, 2019

Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja Shqipëri-Francë e vlefshme për eliminatoret 2020. Ndërkohë, u inaugurua edhe stadiumi i ri, i cili ka marrë emrin “Air Albania”.

Mirëpo, teksa festa kishte filluar diçka e pazakontë ndodhi, pasi një pjesë e tifozëve brohoritën në kor “Rama ik”. Duket se kjo ngjarje është përshëndetur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar edhe një foto, ku sipas tij tregon gjendjen e Ramës në momentin që stadiumi brohoriste për largimin e tij.

Edvin Mafia e pësoj si Çaushesku. Ai struket i tmerruar kur stadiumi çahej dhe ushtonte nga thirrjet e 20000 tifozëve “Rama Ik” duke përsëritur thirrjet e rumunëve për Çausheskun në dhjetor të vitit 1989. Nderim Tifozëve Kuq e Zi! E tmerruan Zografin Bis!! sb”, shkruan Berisha në një postim në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!