Një burrë nudo që ndjek derrin, pasi ai i rrëmbeu laptopin. Janë këto pamjet që janë bërë virale.
Ngjarja ka ndodhur të Mërkurën në Teufelssee, një vend mjaft i frekuentuar në perëndim të Berlinit.
Adele Landauer, ishte dëshmitar dhe i gatshëm për të kapur skenën , ndërsa i ndau fotografitë në Facebook pasi mori lejen nga personi që shihet lakuriq.
Në çantën e verdhë është laptopi i tij. Unë pastaj i tregova fotot atij, ai qeshi me zë të lartë dhe më autorizoi t’i bëja publike”, ka thënë Landauer.
Pas ndjekjes, ai arriti t’i marrë derrit laptopin e tij, ndërsa shkaktori të qeshura pafund tek personat që ishin në park, të cilët panë incidentin e pazakontë. Derrat janë mjaft të zakonshëm në zonë.
Ndërkohë, Gjermania ka një traditë të “natyrizmit”, veçanërisht në verë. Quhet Freikörperkultur, ose FKK me pak fjalë, që do të thotë “kulturë e lirë e trupit”./abcnews.al