Një imazh i jashtëzakonshëm i një topi të mbuluar me krijesa deti është fituesi i çmimeve ‘British Wildlife Photography Awards’, të këtij viti.
Fotografia u zgjodh nga më shumë se 14,000 aplikime nga fotografë amatorë dhe profesionistë. Fotografia, e cila fitoi gjithashtu kategorinë e bregdetit dhe detit, është realizuar nga Ryan Stalker.
“Mbi ujë është vetëm një top. Por poshtë vijës ujore është një koloni krijesash. Topi u shpërnda në Dorset pasi bëri një udhëtim të madh në oqean përtej Atlantikut,” thotë Stalker.
/abcnews.al