FOTO/ Brenda varrit të Pele, tifozët bëjnë nderime në arkivolin prej ari të ikonës së futbollit

schedule16:12 - 16 Maj, 2023

schedule 16:12 - 16 Maj, 2023

Varri i legjendës së futbollit, Pele, ka qenë i hapur për vizitorët.

Ikona e Brazilit vdiq në moshën 82-vjeçare më 29 dhjetor, pas një beteje me kancerin dhe mijëra njerëz dolën në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Atij iu dha një varrim i përshtatshëm për një mbret, me tre herë fituesin e Kupës së botës që u varros në një arkivol të artë në varrezat më të lartë në botë pas një funerali publik në stadiumin e Santos në janar.

Të hënën, mauzeleumi i tij në katin e dytë të Varrezave Përkujtimore Ekumenike 14 katëshe në Santos, u hap për publikun.

Hyrja për në dhomën ku ndodhet arkivoli i legjendës kishte jashtë në hyrje dy statuja gjigande të tij prej ari. Dyshemeja brenda në dhomë është me bar artificial ndërsa muret e hapësirës prej 200 metrash katrorë janë të “suvatuara” me foto të tifozëve në stadium, ku dëgjohet edhe një kolonë zanore brohoritjesh. Edhe tavani nuk është i zbrazët, pasi ka një pamje dekorative me ngjyrë bojëqielli.

Pjesa qendrore është e mbuluar me një kryq dhe ka gravurë të zinj në anë, të cilat përshkruajnë golin e tij të 1000-të dhe festën ikonike me grushtin e ngritur.

Megjithatë, vetë varri është i kufizuar vetëm për 60 vizitorë në ditë, gjë që bëhet përmes një formulari të regjistrimit në faqen e interenetit të varrezave./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!