FOTO brenda takimit Rusi-Ukrainë, ministri bjellorus: Këtu jeni plotësisht të sigurt

schedule13:10 - 28 Shkurt, 2022

schedule 13:10 - 28 Shkurt, 2022

Në këtë foto janë delegacionet ruse dhe ukrainase, të cilat u takuan sot në ditën e 5-të të luftës, në Bjellorusi dhe synojnë t’i japin fund luftës.

Të pranishëm janë ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov, ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Medinsky dhe pjesa tjetër e delegacioneve përkatëse.

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei i ka mirëpritur delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për bisedime të hënën, duke i siguruar anëtarët e të dy palëve se ata duhet të ndihen “plotësisht të sigurt”, raporton CNN.

KËTU lexoni gjithçka në lidhje me zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Të dashur miq, presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju siguroj gjithçka për punën tuaj, siç është rënë dakord me presidentin Zelensky dhe presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë”, tha Makei.

“Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë. Çdo propozim për organizimin e takimit të sotëm do të shqyrtohet dhe do të përmbushet absolutisht”, shtoi ai. “Ne presim me padurim rezultatet.”

Zyra e presidentit ukrainas tha se dëshiron armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.

Ndërkaq, Moska, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky, dëshiron të arrijë një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve.

Përpara fillimit të takimit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave pushtuese ruse që t’i dorëzojnë armët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!