Prej 22 ditësh tashmë vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit, ku mijëra persona kanë humbur jetën. Sipas ministrisë së shëndetësisë mbi 8 mijë palestinezë janë vrarë, mes tyre mbi 3 mijë fëmijë që nga fillimi i sulmeve izraelite, ndërsa forcat izraelite raportojnë për 1400 të vrarë në radhët e tyre.
Ka pasur thirrje të shumta për armëpushim, por deri më tani pa asnjë rezultat. Bombardimet vazhdojnë, me forcat izraelite që pritet të nisën një pushtim tokësor.
Ndërkohë shumë vende të botës kanë shprehur solidaritetin me Gazën, duke protestuar për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur. Një tubim masiv pro-palestinez u mbajt në Londër, me mijëra njerëz që dolën për të bërë thirrje për një armëpushim.
Por protestat nuk ishin aspak të kufizuara në Mbretërinë e Bashkuar, në fakt, qindra mijëra njerëz protestuan në të gjithë globin, shumë duke bërë thirrje për një armëpushim dhe zbatimin e menjëhershëm të ndihmës humanitare në Gaza.
/abcnews.al