Sukseset nuk kanë të ndalur për këngëtaren e njohur Bleona Qereti. Mesa duket ajo ka vendosur së fundmi të mos heq dorë nga aktrimi.
Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë Bleona përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet e veshur shumë sharmante. Ajo ka zbuluar se do jetë pjesë e një projekti të ri filmik dhe do luajë rolin e një ‘boss lady’.
Bleona ka bërë me dije se personazhi i saj do rë quhet Brooke, por nuk ka dhënë detaje më të hollësishme. Gjithçka mbetet për t’u ndjekur në vazhdim se për çfarë filmi bëhet fjalë, ku do xhirohet, e me kë./abcnews.al
View this post on Instagram