FOTO/ Biznesmen i njohur, bashkëshorti turk i Genta Ismajlit bën tatuazh shqiponjën

schedule17:09 - 22 Maj, 2022

schedule 17:09 - 22 Maj, 2022

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka pak kohë që është bërë nënë. Ajo dhe bashkëshorti, biznesmeni turk Hussein Usta, u bekuan me dy binjakë, një vajzë dhe një djalë.

Çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë edhe foto me vogëlushët.

Së fundmi, Usta ka publikuar një imazh teksa mbante në krahë njërin prej tyre. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka tërhequr tatuazhi i tij.

Biznesmeni turk kishte pikturuar në krahun e tij simbolin e shqiponjës, duke treguar kështu edhe dashurinë që ka për Shqipërinë.

“Një ditë në diell me vajzën time”, ka shkruar Usta krahas fotos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!