Gjyshja e Bes Kallakut, Ija, është tashmë një ndër personazhet më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka në Instagram edhe një llogari të vetën.
Mirëpo, këtë herë ka qenë radha e Besit që të publikojë një foto me Ijen, pasi kjo e fundit feston sot ditëlindjen.
Sakaq, aktori ka zgjedhur disa fjalë të ngrohta për të uruar gjyshen e tij të zemrës.
“Urime Ditelindjen o Ija e t’gjithve! @ijabeskallakut”, ka shkruar ai duke i bërë tag.
View this post on Instagram
Ndërkohë komentet e urimit për gjyshen e Besit ishin të panumërta nga të njohur e të panjohur.
Kujtojmë qëb pak ditë më parë, Ija e surprizoi aktorin në emisionin “Soiree”, ku ishte i ftuar në një intervistë me Xhensilën. Ajo u fut në skenë duke emocionuar Besin, ndërsa ai e priti me përqafime dhe puthje./abcnews.al
View this post on Instagram