FOTO/ Bëri shqiponjën në “San Siro”, ja kush është tifozi shqiptar që mori vëmendjen në Champions

schedule15:30 - 8 Shtator, 2022

schedule 15:30 - 8 Shtator, 2022

Në “San Siro” u luajt një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së grupeve të Champions League, teksa Bayern Munich fitoi 2-0 përballë Interit.

Por ën këtë ndeshje vëmendjen e mori një djalosh që bëri shqiponjën me duar, teksa jepej himni i Champions.

Videoja e tij është bërë virale në internet, teksa po qëndronte përpara D’Ambrosios ai bëri simbolin e shqiponjës dhe buzëqeshi si një “engjëll” i vogël, duke bërë që të gjithë të “dashurohen” me të.

Tifozi i vogël është nga Dibra dhe quhet Amar Doda. Është vetëm 4-vjeç, por siç duket dashurinë për futbollin e ka në gjak.

Amari një tifoz i zjarrtë i Interit është anëtari më i vogël i Inter Club Albania, por për t’ia shtuar më shumë bukurinë fakt mbresëlënës është lidhja që ka vogëlushi me një nga njerëzit që i shërben çdo ditë pa pushim futbollit shqiptar, veçanërisht klubit të Tiranës. Ai është nipi i fotografit të njohur, Izmir Dodës. /f.a/abcnews.al