Aktori i njohur, Nicolas Cage i ka lënë të gjithë pa fjalë me paraqitjen e fundit. Këtë herë aktori i njohur ka dashur të eksperimentojë me ngjyrën e flokëve. Megjithatë, ai jo vetëm që bëri një ndryshim, ai u sigurua që të rinovonte plotësisht pamjen e tij dhe t’i lyente flokët me të kuqe të ndezur.
Pamja e re u bë publike përmes një përdoruesi në Twitter, i cili u njoh me aktorin dhe donte të ndante lajmin. 58-vjeçari ka ndryshuar vetëm ngjyrën e flokëve dhe ka lënë mjekrën natyrale, ndërsa informacionet thonë se look-u i ri është bërë për hir të filmit të ri që po përgatit.
/abcnews.al