UEFA Champions League rikthehet ditën e sotme me tetë sfida shumë interesante që padyshim do dhurojnë emocione dhe spektakël.
Një prej tyre është ajo e Grupit E mes Bayern Munich dhe Benficas. Të dyja skuadrat mbajnë dyt vendet e para, me “bavarezët” në krye me pikë të plota dhe portugezët në vendin e dytë më 4 pikë një më shumë se Barcelona e vendit të tretë.
Skuadrat pritet të rreshtohet në fushë me skemat e zakonshme. Vendasit me 4-2-3-1 dhe miqtë 3-4-3, me majat e sulmit që do të udhëhiqen respektivisht nga Leëandoëski nga njëra anë dhe me Yaremchuk nga ana tjetër.
Sa i përket mungesve, Benfica duket më e penalizuar pasi në këtë ndeshje nuk do të ketë të gatshëm lojtarët si, Valentino Lazaro, Rodrigo Pinho, Gil Dias, Andre Almeida dhe Haris Seferovic, në krahun tjetër për Nagelsmann janë në dyshim, Lucas Hernandez dhe Leon Goretzka.
Statistika:
Bayerni ka fituar 22 nga 24 ndeshjet e fundit në Champions League.
“Bavarezët” e kanë mbajtur portën e paprekur në 4 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.
Në 6 nga 7 ndeshjet e fundit të Bayernit në Champions janë shënuar 2.5 gola.
Bayerni ka fituar 3 ndeshjet e fundit përballë Benficas në të gjitha kompeticionet.
Bayerni ka shënuar të paktën 2 gola në 4 ndeshjet e fundit përballë Benficas në të gjitha kompeticionet. r.t/abcnews.al