Një balenë ka dalë e ngordhur në brigjet e Uellsit. Balena e quajtur Henry nga shpëtimtarët, mendohet se kohët e fundit filloi të jetojë në mënyrë të pavarur.
Mendohet se balena kishte dalë për të kërkuar ushqim, ndërsa u gjet e ngordhur në plazhet e Este Dee, Uellsi i Veriut, më 14 qershor.
Ndërkaq, balena i është nënshtruar autopsisë për të gjetur shkakun e ngordhjes. Ajo u largua nga bregu i detit me anë të një vinçi të madh.
/abcnews.al