Ky është Irakli Davella, 45 vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë në një atentat mesditën e kësaj të diele në Greqi. I plagosur mbeti edhe 46 vjeçari Edi Lolo, i cili ndodhet në gjendje të rëndë me plagë në kokë dhe në bark.
Davella ishte pronar i një lokali në Peristeri të Athinës dhe është skeduar disa herë nga autoritetet greke për lidhje me grupet kriminale. Ai ndërroi jetë në vend ndërsa Lolo u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Autorët hapën zjarr nga një makinë e bardhë që ishte vjedhur jashtë një kafeneje në zonën e Thrakomakedones. Pista që po heton policia greke është ajo e larjes së hesapeve./abcnews.al