Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Atentati në Elbasan. Ky është Edmond Hyka, u ekzekutua brenda automjetit

schedule08:51 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 08:51 - 1 Dhjetor, 2025

Personi që shihni në foto është Edmond Hyka, i cili u ekzekutua mbrëmjen e të dielës në makinën e tij në Elbasan.

Ngjarja ndodhi teksa viktima sapo kishte hyrë ne automjetin e tij tip Range Rover.

Sipas dyshimeve paraprake, besohet se pjesë e atentatit kanë qenë dy persona.

Hyka ka në pronësi një pikë karburanti në dalje të qytetit dhe rezulton me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Policia ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar ku thuhet se janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, ndërkohë që një grup i posaccëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!