FOTO/ As Sarah Berisha nuk i rezistoi dot trendit më të ri të flokëve

schedule18:54 - 18 Tetor, 2022

schedule 18:54 - 18 Tetor, 2022

As blogerja Sarah Berisha nuk i ka shpëtuar dot trendit më të ri të flokëve. Blogerja e njohur ka treguar përmes një postimi në Instastory se ka bërë një ndryshim në look-un e saj. Ajo i është bashkuar trendit që kanë ndjekur shumë vajza të showbizz-it kohët e fundit duke prerë baluket.

Kujtojmë që Sarah është mjaft e komentuar dhe për lidhjen me Dj Pm, me të cilin u njoh gjatë kohës që ishin në BB VIP. Së fundmi, një shaka që i bëri Pm në një dasmë duke i propozuar me një kuti që nuk kishte unazë, ka revoltuar ndjekësit e tyre, të cilët e panë si një shaka të tepruar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!