FOTO/ Artisti i njohur shqiptar takohet me Rihannën

schedule12:52 - 24 Qershor, 2021

schedule 12:52 - 24 Qershor, 2021

Freskim Rama është një tjetër artist shqiptar që i është shtuar tregut muzikor ndërkombëtar. I riu nga Kosova jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara, ku dhe ka nisur të ndërtojë një karrierë muzikore.

Së fundmi, ai ka ndarë një fotografi me yllin me famë botërore, Rihannën, të cilën e ka ndarë dhe me ndjekësit e tij në rrjete sociale. “Shumë i lumtur që të shoh, të dua vajzë.”, ka shkruar ai.

Më parë, këngëtari pati treguar mbi një bisedë që kishte zhvilluar me babain e këngëtares, Ronald Fenty por megjithëse nuk u konkretizua asnjë marrëveshje, duket se artisti shqiptar mban një raport të mirë me divën e muzikës. /abcnews.al