FOTO/ Artan Hoxha: Ky është avioni që transportonte kanabis që u kap në Itali, dyshime për riaktivizim

schedule13:49 - 28 Maj, 2021

schedule 13:49 - 28 Maj, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në ABC në një bisedë me Juli Xhokaxhi se ka dyshime që linja e goditur në vitin 2015 për transportin e kanabisit nga ajri mund të jetë riaktivizuar sërish. Hoxha publikoi në studion një foto të avionit të përdorur për trafikun e kanabisit nga Vlora drejt Italisë i cili drejtohej nga piloti shqiptar Vilson Lamaj.

Ai tha se avioni është kapur në vitin 2015 nga autoritetet në Brindizi ndërsa në Shqipëri ankorohej në një rrugë e cila duket se ishte krijuar posaçërisht për trafik të lëndëve narkotike pasi nuk kishte lidhje me asnjë rrugë kombëtare.

“Kisha informacion që në këtë zonë ulej një avion i vogël. Duke pasur parasysh që në këtë kohë ka edhe një fushatë. Avion ukrainas i blerë me 50 mijë dollarë i linjës Brindizi-Vlorë. Ka transportuar kanabisi nga zona e Sebasteri në zonën e Vlorës. Kjo zonë është shumë afër me zonën e lumit të Vlorës. Avioni ka gjetur mundësinë të përdorë këtë zonë. Është përdorur edhe më parë., Kam qenë një javë në këtë zonë. Rastet që janë kapur në atë zonë. Ulja bëhet nga ora 07:00 e mëngjesit dhe pastaj u kap në Brindizi. Ata kanë gjetur një zonë larg zonave të mëdha të banuara. Aty është bërë një rrugë. Fillon në anë të lumit Vjosë deri në lagjen e poshtë të një fshati., Në distancën e asaj rruge ka një hapësirë të drejtë dhe kjo është përdorur që ky avion të ulej aty.

Në 2015 italianë e pikasën këtë zonë dhe avioni u kap pasi kishte marrë sasinë. Kjo rrugë nis askund dhe mbaron askund dhe nuk është e lidhur me asnjë arterie tjetër. Kjo rrugë ndodhet në fushën në anë të lumit të Vjosës. Është një vend pak i populluar. Aty nuk ka pengesë për t’u ulur avioni. Rruga është goxha e gjatë, gati 800 metra. Në vitin 2015 aty është kapur një djalë nga Babica që kishte marr4ë licencë për pilot dhe transportonte 200-300 kg kanabis. Në Shqipëri janë kapur avionë me kanabis kur ka pësuar defekt. Rasti që unë përmenda është hapur në vitin 2015, dhe informacioni që kisha unë është që ai vinte prapë. Kjo linjë duke qenë larg syrit të policinë është komplet në krahun e kundërt. Në krahun tjetër ka zonën kodrinore të Amantias.

 Vendi që ata kishin gjetur është një vend i izoluar. Rruga i plotësonte standardet që avioni të ulej me siguri të plotë. Mirë gomonet se gomonet lëvizin me turistë. Duhet një koordinim që të godasësh këto lloj linjash. Duhet parë nëse kjo linjë është riaktivizuar prapë. Nuk duhet lejuar që kjo linjë të na dëmtojë ne.

Kjo zonë është më e favorshme se zonat e tjera se është shumë pak e populluar, Është afër me bregdetin dhe ti nuk ke për të përshkuar një rrugë të madhe. Sasia që ata trafikojnë ngelet gjithmonë te 200 kg. Me çmimin që ka sot një kg kanabis, me 30-40 kg blen një avion si ai. Rasti që është kapur në këtë pistë, piloti nuk ka qenë i huaj. I vetmi rast në Shqipëri. Vilson Lamaj nga Babica u kap nga Brindizi. Kishte marrë rreth 200 kg kanabis dhe atje e kapën”, u shpreh Artan Hoxha. /mv.abcnews.al