FOTO/ Artan Hoxha hap arkivat: Këta “çunat” i paskan ditur me kohë këshillat anti-Covid

schedule15:29 - 15 Maj, 2020

schedule 15:29 - 15 Maj, 2020

Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar situatën. Hoxha është ndaluar tek këshillat e kryeministrit Rama për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Ndërkohë, ka publikuar disa foto, që thotë se i ka nxjerrë nga arkivat, ku shfaqen disa persona të maskuar dhe me armë të rënda në dorë. Sipas gazetarit këta të fundit i paskan ditur me kohë këshillat.

‘I lanin duart mirë e mirë, për më shume se 1 minutë, pas përdorimit të armëve, madje me lendë dizifektuese të posaçme, për të fshirë gjurmët e barutit. Menjeherë pas atentatit, i zhvishnin teshat dhe kepucët, i digjnin ose i lanin për të fshirë mbetjet e barutit, apo gjurmët e gjakut”, shkruan gazetari me ironi.

Postimi i Artan Hoxhës:  

Duke rrëmuar ne arkive..

Zbatoni rreptesisht këshillat e Kryeministrit dhe Keshillit Teknik te Eksperteve anti-covid19!!!

Mbani maska mbrojtëse në fytyre gjatë lëvizjes në qytet.

Lani vazhdimisht duart me sapun, për më shume se 20 sekonda.

Përdorni dizifektante për duart, pas çdo kontakti fizik.

Pasi ktheheni në shtepi, zhvishni teshat dhe kepucet, dhe lahini mir, pasi virusi vendoset ne siperfaqe te tyre.

Respektoni distancimin fizik..

Veproni me moton, “FRIKE JO, KUJDES PO”…

Ore, po une kam nja 5 vite, qe i kam ne arkive keto fotot.

Keta “cunat”, i paskan ditur me kohë, këshillat anti-covid19.

Paskan mbajtur maska në fytyrë.

I lanin duart mirë e mirë, për më shume se 1 minutë, pas përdorimit të armëve, madje me lendë dizifektuese të posaçme, për të fshirë gjurmët e barutit.

Menjeherë pas atentatit, i zhvishnin teshat dhe kepucët, i digjnin ose i lanin për të fshirë mbetjet e barutit, apo gjurmët e gjakut.

Madje vepronin dhe me moton, “FRIKE JO, KUJDES PO”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!