Makina e shumëpritur e Apple mund të ketë ekrane virtuale në vend të dritareve. Apple thuhet se ka paraqitur një patentë më 3 maj për sistemin argëtues, i cili mund të zëvendësojë pamjen e botës reale në një makinë me mjedise virtuale.
Gjigandi i teknologjisë thuhet se do të shtojë një funksion të realitetit virtual ( VR), i cili mund t’i lejojë pasagjerët të shikojnë peizazhin përreth tyre përmes kamerave në pjesën e jashtme.Imazhet konceptuale si si mund të duket makina kanë qarkulluar në rrjete sociale.
Njerëzit janë tallur me dizajnin duke e krahasuar me një arkivol. Apple Car është në zhvillim prej shumë vitesh por ende nuk ka asnjë të dhënë se kur mund të zbulohet zyrtarisht.